Thiago Silva festoi fitoren e Chelseat në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Tottenham Hotspur duke kënduar dhe kërcyer së bashku me këngët e tifozëve ndërsa bashkëlojtarët e tij shkuan drejt zhveshtoreve.
Chelsea siguroi me lehtësi kalimin e tyre në Wembley të mërkurën në mbrëmje me një fitore 1-0 në mbrëmje dhe një rezultati të përgjithshëm 3-0, pasi fitoi edhe në ndeshjen e parë.
Antonio Rudiger shënoi golin e vetëm të lojës, por ishte një nga shokët e tij të mbrojtjes që vodhi vëmendjen pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Bëhet fjalë për veteranin brazilian, Thiago Silva, i cili bëri një gjest të veçantë pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar vlerësimin e tij për tifozët.
Silva për dallim nga bashkëlojtarët e tij, shkoi te tifozët dhe kërkoi e kërceu me këngët dhe thirrjet e tyre.
Ndryshe, reprezentuesi brazilian mbërriti si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain në vitin 2020 dhe nënshkroi një kontratë njëvjeçare, por e zgjati atë edhe për një vit tjetër pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Tifozët kanë reaguar ndaj këtij gjesti dhe ata mendojnë se 37-vjeçari ka një mundësi për të qenë nënshkrimi më i madh i pronarit Roman Abramovich.