Inter mposhti 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar trofeun për herë të dytë radhazi dhe herë të shtatë në histori, po aq sa rivalët e Milanit. Zikaltrit e Simone Inzaghit dominuan kampionët e Italisë dhe nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren.
‘Festë nuk pati vetëm në Riad, aty ku ndeshja u zhvillua, por edhe në Tiranë. Dihet që në vendin tonë ka shumë tifozë që mbështesin Interin, dhe pikërisht në një nga lokalet e kryeqytetit, Inter Club Albania kishte organizuar një mbrëmje për të ndjekur më nga afër këtë përballje. Në çdo gol të shënuar kishte festë, ndërsa në përfundimin e ndeshjes tifozët e Interit shijuan trofeun.
Festë nuk pati vetëm në Riad, aty ku ndeshja u zhvillua, por edhe në Tiranë. Dihet që në vendin tonë ka shumë tifozë që mbështesin Interin, dhe pikërisht në një nga lokalet e kryeqytetit, Inter Club Albania kishte organizuar një mbrëmje për të ndjekur më nga afër këtë përballje. Në çdo gol të shënuar kishte festë, ndërsa në përfundimin e ndeshjes tifozët e Interit shijuan trofeun.