“Tardini”, një stadium kuqezi në Parma; ja sa bileta janë shitur për miqësoren Shqipëri-Kili

by KLIKOJE.AL

Stadiumi “Ennio Tardini” me një kapacitet prej 22.350 vendesh, do të presë miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit. Impianti pritet të jetë një shtëpi për kuqezinjtë dhe një transfertë e sikletshme për amerikano-jugorët. Parma është një qytet i vogël në veri të Italisë, i dyti nga madhësia pas Bologna-s në Emilia-Romagna, në të cilin jetojnë 6.700 shqiptarë, por numrat janë ndryshe nëse përfshihet i gjithë rajoni, 57.270 shqiptarë, që do ta kthejnë të paktën për një ditë Parmën në një qytet shqiptar.

Më shumë se 13 mijë bileta janë shitur deri paraditen e sotme, gjë që kupton se për të premten në orën 20:45, stadium do të jetë afër kapacitetit të tij të plotë, mbushur me shqiptarë. Për Kilin, praktikisht do të jetë sit ë luajë në “Arenën Kombëtare”, edhe pse po flasim për një Kombëtar, lojtarët e të cilës janë mësuar me stadium kundërshtare e ndeshje të forta në transfertë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.