Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës, ose jo! Kontroversialiteti i çështjes është se teknikut të bardhebluve iu komunikua vendimi përpara seancës së sotme stërvitore, por ende pas katër orëve nuk ka asnjë zyrtarizimi në faqen e klubit për këtë lëvizje. Për momentin ka vetëm një fjalë: ajo e Drejtorit Sportiv Tefik Osmani. E gjithë situata lidhet me kontratën që e lidhte teknikun me klubin deri në qershor 2024. Klubi kërkon tani marrëveshje.
ÇFARË NDODHI?
Sapo tekniku mbërriti në kompleksin stërvitore Skënder Halili, u thirr nga Drejtori Sportiv, Tefik Osmani, që i komunikoi shkarkimin. Sipas asaj që ai i ka thënë trajnerit, në thelb kanë qenë rezultatet e fundit. Trajneri, në këtë pikë, ka marrë çantën dhe është kthyer të largohet pa kryer seancën stërvitore. E programuar për në orën 10.00 ajo do të spostohet në 16.30.
“REBELIMI” I LOJTARËVE
Në prapaskenë të këtij spostimi është qendrimi i lojtarëve të Tiranës. Ata i kanë komunikuar Drejtorit Osmani se nuk mund të ishin mendërisht gati për tu stërvitur. Sipas asaj që mësohet, lojtarët kanë dashur të flasin me presidentin Halili për t’i kërkuar kthimin e Shehit, të cilin e konsiderojnë pafaj në këtë situatë. Shehi i ka kërkuar të qendrojnë jashtë kësaj situate.