Ngjarje:
- 98 – Trajan u bë Perandor Romak pas vdekjes së perandorit Nerva.
- 661 – Përfundoi epoka e kalifatit Rashidun me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt.
- 1593 – Vatikani hapi gjykimin 7 vjeçar kundër dijetarit Xhordano Bruno.
- 1695 – Mustafa II u bë sulltan i Perandorisë Osmane, pas vdekjes së sulltanit Ahmed II. Mustafa udhëhoqi gjer në vdekjen e tij në vitin 1703.
- 1785 – U themelua universiteti i parë publik në ShBA, Universiteti i Gjorgjisë.
- 1870 – Vllazëria e parë e grave, Kappa Alpha Theta, u themelua në DePauw University.
- 1888 – U themelua Shoqëria Nacional Gjeografike në Washington, D.C..
- 1913 – Atletit indiano-amerikan Jim Thorpe, i cili nga shumë njerëz quhej atleti më i mirë i botës, iu morën dy medalje ari, që ai kishte fituar në lojërat olimpike të vitit 1912.
- 1939 – U realizua fluturimi i parë i Lockheed P-38 Lightning.
- 1945 – Armata e kuqe çliron kampin e përqëndrimit nazist Auschwitz.
- 1967 – Programi Apollo: Apollo 1 – Astronautët Gus Grissom, Edward White dhe Roger Chaffee vdiqën gjatë testimeve të anijes kozmije në Kennedy Space Center.
- 1967 – Më shumë se gjashtëdhjetë kombe nënshkruan marrëveshjen për ndalimin e armëve nukleare në hapësirë.
- 1978 – Policia e Kalifornisë arrestoi Vasësin Serik Richard Chase i dyshuar per 6 vrasje.
- 1996 – Koloneli Ibrahim Baré Maïnassara u zgjodh president i Nigerit pas rrëzimit të presidentit Mahamane Ousmane në puç ushtarak.
Festa dhe përvjetore:
- 1945 – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit
Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit.
Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.
Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.
Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.