10 mars 1906 – Në qytetin Courrieres të Francës ndodhi një prej aksidenteve minerare më të mëdha historike. Aksidenti në fjalë u mori jetën 1.099 minatorëve, 2/3 e të cilëve ishin nën 18 vjeç.
10 mars 1945 – Kryeqyteti Tokio i Japonisë u sulmua me bomba me napalm nga 325 avionë bombardues, tip “B-29”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë Luftës II Botërore, SHBA-ja e bombardoi Tokion plot 106 herë duke filluar nga data 14 nëntor 1944; megjithatë ky ishte sulmi më i rëndë dhe njihet botërisht si Bombardimi i Madh i Tokios. Atë ditë humbën jetën 7.415 njerëz dhe u dogjën rreth 278.000 shtëpi.
10 mars 1980 – Terroristët armenë kryen sulm me bombë ndaj Zyrës së Linjave Ajrore dhe Turizmit të Turqisë në kryeqytetin Romë të Italisë. Në këtë sulm që realisht kishte në shënjestër turqit, humbën jetën 2 shtetas italianë dhe u plagosën 14 të tjerë.
10 mars 2010 – Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut.Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë