141
Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme
Asnjëherë mos i shpëlani me ujë. Gërvisht pjesët e djegura me thikë për t’i ruajtur të gjitha aromat
Përbërësit:
– 2 filxhanë kafeje thjerrëza;
– ½ qepe;
– 2 domate;
– 1 limon;
– 1 spec;
– 1 tufë koriandër;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qimnon.
Përgatitja:
Zieni thjerrëzat dhjetë minuta në ujë të valuar. Gjatë asaj kohe, piqni specin dhe qërojeni.
Të gjithë përbërësit për sallatë pritini dhe hidhni në të njëjtën enë.
Kulloni thjerrëzat dhe bashkoni me përbërësit. Hidhini limon, vaj ulliri, kripë, piper dhe qimnon.
Përzieni të gjitha mirë dhe sallata është gati për t’u shërbyer!