Pedagogia Ilirjana Kuçana reagon nëpërmjet një statusi në instagram pas rrefimit të Ish-Kryeministrit Fatos Nano në emisionin “Opinion”.
Statusi i saj i plotë:
Fatos Nano qenkërka kthyer për të bërë avokatin e djallit.
Po shoh që në emisionin më të ndjekur në vënd “primetime” na qënkërka kthyer ish-kryeministri Fatos Nano.
Ka një javë që ky emision trumbetohet si një rrëfim ndryshe të ish-kryeministrit Fatos Nano, por na del krejt ndryshe. Fatos Nano qenka kthyer për të bërë qokën e rradhës në shërbim të Edi Ramës. Një figurë që deri më sot e kam vlerësuar për tolerancën dhe lirinë që e karakterizonte, një njeri që vinte nga bota akademike dhe është quajtur gjeni nga pedagogët dhe shokët e tij. Një njeri që pas la një model të një lideri tolerant që linte vend dhe hapsirë për të gjithë dhe që promovonte të rinjtë duke ju dhënë mundësi atyre. Një njeri që pas la një shprehje shumë domethënëse ” Duhet të sakrifikojmë pak pushtet për të pasur shtet”. Por po ashtu dhe një njeri që solli me thonjtë e paprerë njeriun që më së shumti i ka sjellë fatkeqsi këtij vendi. E kisha dëgjuar shpeshherë që ai “ja shiti” partinë kryetarit aktual të saj. Që ishte kundërshtuar e parë si një “shkatërim” për atë parti fakti që ngeli në dorën e një të papërgjegjshmi dhe imorali si Edi Rama. Ama sot po e vërtrtoj këtë thashethem. Një njeri që sot ashtu si dhe herëve të tjera shfaqet vetëm disa muaj para zgjedhjeve për të bërë qokën e tij ndaj Ramës dhe për të marë llokmën e tij dhe të largohet andej nga vjen. Më vjen keq që një individ diametralisht i kundërt me kryeministrin aktual dhe që e vetmja gjë që i bashkon është urrejtja për veriun sot mundohet të sillet si një njeri që e mbështet dhe e reklamon shembullin e tij. Paturpësisht pranon dhe që e këshillon Edi Ramën a thua se është krenari të marësh mbi supe kostot e kësaj keqqeverisjeje që Edi Rama ka pasur këto 8 vite. Mendoj që përveç llokmës që i është premtuar ai pretendon që të bëhet President nga Rama, por mendoj që është shumë e gabuar mënyra se si ai kërkon të kacavjeret për të arritur këtë qëllim. Ishte e turpshme kjo që pash dhe mendoj që i ul dhe ato pak vlera vetes që ne ja kemi njohur.