Policia ka dalë në një njoftim të dytë lidhur me përplasjen e autobusit me disa mjete në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”. Blutë njoftojnë se janë nëntë persona që janë lënduar nga përplasja. Ndërkohë nga testi i kryer ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.
Ndërkohë nga aksidenti janë dëmtuar shumë mjete dhe për është bllokuar kalimi për disa minuta.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.