Pastori Belg kafshon në mënyrë makabër dhe i shqyen këmbën biznesmenit nga Saranda (PAMJE)

by KLIKOJE.AL

Biznesmeni Nexhip Sulejmani është kafshuar në mënyrë makabër nga një qen i racës “Pastor Belg”. Nga pamjet e publikuara nga “Saranda Web” të regjistruara më datën 16 të muajit të kaluar, prill, në ambientet e një biznesi privat shihet teksa Sulejmani zbret nga automjeti i tij dhe sulmohet nga qeni.

Pastori Belg ka kafshuar Sulejmanin në këmbë dhe është dashur ndërhyrja e një tjetër shtetasi i cili ka neutralizuar qenin dhe e ka larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, biznesmeni siç shihet dhe nga pamjet  ecën me vështirësi dhe hipën sërish në automjetin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.