288
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta në mesditë përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-verilindje 1-8m/s, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/34 | Diell |
| Kukës | 15/32 | Diell re |
| Lezhë | 16/33 | Diell |
| Dibër | 14/32 | Diell re |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 19/34 | Diell |
| Elbasan | 18/36 | Diell |
| Berat | 14/36 | Diell |
| Vlorë | 17/33 | Diell |
| Korcë | 14/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/36 | Diell |
| Sarandë | 16/33 | Diell |