Paralajmëron Policia e Kosovës: Nuk e përjashtojmë skenarin për sulme të tjera në veri

by KLIKOJE.AL

Situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e brishtë dhe delikate. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën ndodhen, policia nuk mund të përjashtojë asnjë mundësi në veri për ndonjë sulm të mundshëm.

Por, siç u shpreh ai, Policia e Kosovës është e gatshme për çdo rast që mund të ndodhë.

“Situata në veri të vendit është e qetë për momentin, por e brishtë dhe delikate. Por, duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën ndodhemi, nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi në veri të ndonjë sulmi të mundshëm. Policia e Kosovës është e gatshme për çdo rast që mund të ndodhë”, ka thënë Elshani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.