Trajneri i Vllaznisë, Qatim Osmani, foli pas barazimit 1-1 që skuadra shkodrane regjistroi në shtëpi ndaj Erzenit. Balaj zhbllokoi ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 29’.Ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë, Ezeni barazoi me Blazevic në minutën e 40’. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku i kuqebluve, ndër të tjera u shpreh.
FJALËT E QATIP OSMANIT
NDESHJA- Luajtëm mirë, qarkullimi i topit ishte në nivel. E pësuam golin nga një pakujdesi e mbrojtjes. Në pjesën e dytë, në sulm nuk kishim organizim, duke harruar lojën mbrojtëse, na krijoheshin hapësira të mëdha mes mbrojtjes dhe mesfushës. Erzeni na rrezikoi disa herë për shkak të këtij gabimi.
GABIMET- Shpeshherë gabonim nga shpejtimi, si në pasime edhe në driblime në mesin e fushës. Skuadra nuk ishte e freskët, veçanërisht në pjesën e dytë, kjo gjë nuk u shfaq. Unë gjatë këtyre 10 ditëve që kemi punuar me ekipin, jemi munduar për të qenë sa më të freskët ndaj Erzenit. Nuk u arrit dhe rezultati është ky që është, barazimi.
KUNDËRSHTARI-Nuk është nënvlerësuar kundërshtari, jemi profesionistë, të gjitha ekipet janë në Superiore, nuk ka vend për nënvlerësim, pavarësisht renditjes. Dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen bëri që të gabonim. Donim të shkëputeshim pak nga vendi i katërt dhe të pesë. Kjo mendoj se është më e arsyeshme për t’u thënë”, u shpreh Osmani.