Tirana u rikthye te fitorja ditën e sotme teksa mposhti Laçin në transfertën e vështirë të kurbinit. Një ndeshje shumë e vështirë në letër por bardheblutë treguan karkaterin e kampionit duke marrë një tjetër fitore që e afron akoma më shumë me titullin.
Presidenti Halili u premtoi lojtarëve të tij plot 40 mijë euro premio për fitoren e sotme. Një motivim akoma më shumë që duket se ka patur ndikim e saj me lojtarët bardheblu që nuk përmbaheshin në fushën e lojës.
Tirana vazhdon ende të jetë në krye 2 pikë më shumë se Partizani ndjekës teksa kanë mbetur vetëm 2 sfida të tjera nga fundi i kampionatit. Për të vazhduar me këtë ritëm drejt titullit të dytë rradhazi dhe 27-të në histori, presidenti Halili pritet të akordojë premio edhe në 2 sfidat e fundit.