Nuk do të jetë as në rolin e drejtorit sportiv, Julian Ahmataj braktis përfundimisht Tiranën; merr drejtimin e…

by S.M

Julian Ahmataj ka gjetur menjëherë skuadrën që do të drejtojë. Pas largimit nga Tirana, merr drejtimin e kombëtares U-19,  grupmoshë e cila drejtohet aktualisht nga Bledi Shkëmbi. Ky i fundit do t’i drejtojë kuqezinjtë e vegjël në miqësore dhe me pas do t’i lirojë stolin ish-it të bardhebluve.

Në këtë mënyrë Ahmataj do të marrë në dorë “frenat” e U19-të, ndërsa Shkëmbi do të spostohet te U1-7. Këto të fundit prej 1 viti janë drejtuar nga Ardi Behari, i cili tashmë nga Federata i është besuar një tjetër rol.

Behari do të jetë shefi i skautingut, ku do të ketë për detyrë të spikasi të gjithë talentet që në të ardhmen do t’i shërbejnë kombëtares.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.