Sezoni i tretë i “Për’puthen” ka pasur shumë hyrje e dalje të papritura si asnjëherë më parë çfarë kemi parë në dy sezonet e parë.
Me anë të një statusi në Instagram, Azem Halimi, djali nga lugina e Preshevës, bëri të ditur për ndjekësit që nuk është më pjesë e Për’puthen.
Duke treguar mirënjohje për këtë rrugëtim të veçantë, ndryshe nga shumë personazhe, ai i ka ndarë punët mirë me produksionin. Por mesa duket bota e televizionit i ka pëlqyer dhe Azemi mendon të jetë pjesë e saj.
Me anë të postimeve të fundit kemi kuptuar që ai po përgatit diçka që ka të bëjë më kamerat dhe fotografitë. Por se çfarë konkretisht mbetet për t’u parë në vazhdim.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2022/02/maxresdefault-1024x576.jpg)
Kujtojmë që në Për’puthen ai zhvilloi takime me Tolën, Ritvanën dhe Rrushen, por që me asnjërën nuk arriti të dalë i përputhur.
Azemi është komentuar si djali i emocioneve dhe është vlerësuar për sinqeritetin e tij. Ai shpesh herë u drejtohej dhe vajzave, nga të cilat kërkonte sinqeritetin dhe përkushtimin që u jepte.
Ai u përfol për një lidhje të mundshme me Ritvanën, e cila ka shprehur haptaz pëlqimin për të e mesa duket vazhdojnë të kenë komunikim. Ajo vlerësonte te Azemi djalin tradicional, me moral dhe transparent me vajzat në program.