Kukësi edhe pse me 10 lojtarë arriti ta mposhtë Vllaznisë me rezultatin 1-0. Pas fitores ka folur trajneri i verilindorëve, Stavri Nica.
“Çunat kanë motiv për të rritur vlerat e tyre, stërviten fort, të luajnë për njëri tjetrin dhe fanellën. I përgjigjen pothuajse të gjitha kërkesave të mia si në stërvitje dhe në ndeshje, fitorja ishte e vështirë. Agonia do të jetë e gjatë dhe duhet të kemi besim tek njëri tjetrën. Çdo trajner duke e njohur grupin ka idetë e tij se si mund ta zgjidhë situatën, ne na doli, vetëm me atë mënyrë mund ta kapnim pikën ose 3 pikëshin.
Kjo e vërteton nëse skuadra është luftarake, nuk ka lidhje menaxhimi i lojtarëve të shtrenjtë por kanë motiv që tju rritet vlera, atë motiv kam dhe unë. Tifozët kur shohin shpirt gare në fushë, kënaqen dhe vijnë të shohin ndeshjen nga afër. Sot Tafas u vra dhe tregoi karakterin e vet, ai e nderoi skuadrën dhe veten, bravo. Kukësi do vazhdojë të luajë për ti rritur vlerën futbollistëve, drejtuesit në Kukës janë të qetë dhe të lënë të punosh. Objektivat si përcaktojnë ata, por vijnë natyrshëm”, deklaroi ai për “MCN TV”.