Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Sukth të Durrësit.
Faqja “Animal Rescue Albania” ka publikuar një fotografi të një veture duke tërhequr zvarrë një qen.
Fatkeqësisht qeni nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka ngordhur.
Postimi i plotë i “Animal Rescue Albania”:
I gjori vogelush cfare mendoje valle teksa perpiqeshe me putrat e tua te kundershtoje mostren qe te terhiqte zvarre pa’ meshire?
Vertete mendove se trupi yt i brishte perpara atij monstruoziteti do i’a dilte?
Vertete mendove se monstra qe buzeqeshte duke thene se te kishte nxjerre nje shetitje do te ndalej nga dhimbja jote?
Cfare mekati kaq te madh kishe bere vogelush qe te terhoqen zvarre deri ne vdekje, qe te torturuan derisa pe vdekjen ne sy dhe e ndjeve ne cdo qelize tenden? Ke lehur shume? Ke ngrene pulat? Apo mos ishe valle i semure?
Pas kesaj makine eshte monstra e vertete, personi qe buzeqesh me gjakftohtesi teksa torturon deri ne vdekje kete qen te gjore eshte familjare i juaji, eshte kushuriri juaj, eshte komshiu juaj, eshte miku juaj, eshte kolegu juaj… nuk i dihet kurre se neser kete krim nuk do ta kryej ne demin tuaj.
Nese e doni jeten, veten, femijet, familjaret, miqte tuaj denonconi kete Monster.
Ftojme secilin nga ju te dergoj kete e-mail ne adresat:
alfred.cepe@asp.gov.al
plarent.ndreca@mb.gov.al
ministria.brendshme@mb.gov.al
ardian.bita@mb.gov.al
policiaeshtetit@asp.gov.al
info@kryeministria.al
“Te nderuar,
Fotografite bashkelidhur dokumentojne vrasjen me dashje te nje kafshe shtepiake.
Ngjarja ka ndodhur ne Sukth, Durres.
Ne zbatimi te neneve 207b dhe 207c te Kodit Penal ne RSH, kerkoj nga institucioni juaj hetimin e ngjarjes dhe vendosjen perpara drejtesise te autorit sipas parashikimeve ne ligj.
Duke i’u falenderuar paraprakisht per bashkepunimin,
Nderime
Emer Mbiemer”