Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Raphael Dwamenës, teksa ishte duke luajtur në duelin ndaj Partizanit, tronditi mbarë opinionin sportiv. Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe një nderim special për sulmuesin 28-vjeçar, që humbi jetën pas sulmit kardiak në fushën e blertë. Futbollisti i Nantes, në Ligën 1 franceze, Moses Simon, i dedikoi golin ndaj Metz, Dwamenës.
Moses Simon dedicated his goal to his former teammate, Raphael Dwamena who tragically passed away in Albania.
— Ojora Babatunde (@ojbsports) November 12, 2023
Simon and Raphael both played for Levante in the Spanish Top- Flight. pic.twitter.com/k6mggPJUui
Nigeriani tundi rrjetën në minutën e 12-të, teksa poshtë bluzës mbante një fanellë me mbishkrimin “RIP Raph”. Vlen të theksohet fakti se Moses Simon dhe Dwamena kanë luajtur së bashku në 2018/2019 tek skuadra e Levantes në La Liga.