“Mungon agresiviteti”/ Çela tregon problemin e Flamurtarit: Nuk i përfundojmë aksionet

by KLIKOJE.AL

Në Vlorë prisnin fitoren e tretë radhazi, por nuk shkoi kështu. Flamurtari u ndal nga Apolonia dhe ai barazim ka “djegur” jo pak. Objektivat janë të mëdhenj për kuqezinjtë dhe një pikë i ka lënë në vendnumëro. I pari i pezmatuar nga ky rezultat është trajneri Emiliano Çela. Kreu i pankinës vlonjate i bën një “skaner” total ekipit të tij dhe sidomos defekteve teknike që u vunë re edhe në ndeshjen e fundit.

“Duhet të ishim më agresivë. Kishim mundësinë në minutat e fundit të pjesës së dytë për të shënuar, por nuk e bëmë dot. Kërkoj një skuadër sa më agresive. Nëse nuk shfrytëzon rastet, futbolli kështu është. Mendoj se patëm probleme me topin e fundit nga gjerësia në kros, apo edhe kur hynim te zona e vogël me përfundimin e aksionit. Patëm probleme gjithashtu qoftë me goditjen në portë, por edhe me goditjen me pasat.” Përfundoi Çela.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.