Kampioni i botës Lionel Messi ka dashur të kalojë një mbrëmje me familjen e tij, duke zgjedhur një restorant për darkë. Por lajmi u përhap me shpejtësi dhe tifozët e rrethuan. Pleshti u kthye në Argjentinë dhe vendosi të kalonte mbrëmjen me familjen në Palermo, një lagje e Buenos Aires. Për të darkuar Messi zgjodhi restorantin e famshëm Don Julio. Lajmi për prezencën e tij në ambientet e lokalit u përhap me shpejtësi. E brenda pak minutash një det tifozësh u vërsulën jashtë ambientit.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) March 21, 2023
Skena të para edhe më parë dhe që, pas fitores në Katar, përsëriten edhe tani. Pleshti u brohorit gjatë gjithë mbrëmjes me tifozët që shpresonin se ai do të dilte dhe do t’i përshëndeste. Messi, ndërkohë, preferoi të darkonte me Antonelën dhe djemtë e tij, para se detyrimisht të largohej duke dalë para tifozëve.
Lo que origina Messi. pic.twitter.com/2JwOmqgspJ
— Messismo (@Messismo10) March 21, 2023
Megjithatë, për ta bërë këtë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. Në fakt, policisë lokale i është dashur të shoqëronte Messi për ta lejuar të largohej dhe të kthehej në makinën e tij. Në rrjetet sociale, videot e ngjarjes janë bërë virale dhe konfirmojnë lidhjen shumë të fortë mes Pleshtit dhe popullit argjentinas.