Dinamo do të luajë nesër derbin ndaj Tiranës, një sfidë që mund të rezultatojë vendimtare për fatet e sezonit. Në konferencën për shtyp, trajneri Dritan Mehmeti u shpreh se ai shikon vetëm sfidën e radhës, pa menduar për Final 4.
“Për të përgatitur një derbi, bonusi emocional është në maksimum, kështu që ka motivim më të madh. Kemi punuar më shumë në aspektin tekniko-taktik. Derbi gjithnjë është e paparashikueshëm dhe vetëm ndeshja mund të japë një përgjigje më të saktë se si e ke përgatitur.
Kemi një objektiv për të pasur stabilitet këtë sezon dhe për të ndërtuar një ekip kompetitiv për të ardhmen, ku të synojë trofe. Ne jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës, për më tepër që është derbi. Nuk mund të mendojmë më shumë sepse do të na shpërqendronte.” Përfundoi Mehmeti.