427
Sampdoria e cila militon në Seria B ndau rrugët me sulmuesin Manolo Gabbiadini. 31-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Al Nassr në Arabinë Saudite. Tashmë klubi italian po mendon për zëvëndësuesin.
Një objektiv i Sampdorias është Rey Manaj. Futbollisti i lindur në vitin 1997 shihet si i duhur për të përforcuar repartin ofensiv të skuadrës. Drejtuesit italianë mendojnë që Manaj mund t’i garantojë vazhdimësinë siç ndodhi me Spezian në Serinë A dy sezone më parë (30 paraqitje dhe pesë gola).
Rey Manaj ka dhe një ofertë nga SHBA, nga klubi i Los Angeles Galaxy, por e ardhmja e futbollistit të Kombëtares nuk është akoma e qartë.