Ky është tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu “Gërdeci” në 2008 (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Ngjarja tragjike e shpërthimi të Gërdecit, i gjeti banorët e atij sezoni në shtëpinë e Big Brother. Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, u transmetua momenti kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve. Ai kujton se shtëpia pati disa dëmtime.

“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po trondisin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte. Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.