“Kjo duhet të ndryshojë tani”/ Ja për kë abuzim ndër më të rëndat kriminale e mizore e ka fjalën Presidenti Meta që shpesh nuk denoncohet

by KLIKOJE.AL

Presidenti Ilir Meta ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij në shpalljen e lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

Teksa ka ftuar të punohet së bashku për të krijuar politika efikase parandalimi, denoncimi dhe politika më të forta ndëshkuese.

Për Presidentin Meta, dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve është “një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore që munnd të ndodhë në një shoqëri”.

Sipas kreut të shtetit, dhuna e shfrytëzimi përmes internetit është një mënyrë e re e krimit që duhet parandaluar.

“Kjo dhunë mund të ndodhë kudo në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet. Përhapja e gjerë e internetit i ka ekspozuar dhe më shumë fëmijët në rrezikun e dhunës e shfrytëzimin seksual, të mbrojnë fëmijët nga këto mënyra të reja të krimit”.

Këto raste shpesh tha Meta “nuk denoncohen për shkak të frikës, stigmatizimit nga shoqëria apo mosbesimit ndaj autoriteteve përgjegjëse”.

Gjatë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës seksuale ndaj fëmijëve e në shumë rast abuzuesit janë të nohur për fëmijët. Institudionet në disa raste kanë dështuar.

Kjo duhet të ndryshojë, e duhet të ndryshojë tani, ndaj është momenti ta mbështesin sot e në vazhdimësi këtë nismë.

Të përmirësojmë politikat, ligjin e të ngremë barriera për të parandaluar dhunën e shfrytëzimin e fëmijëve.

Duhen marrë masa të forta jo vetëm për përmirësimin e ligjit por dhe për rritjen e ndëshkueshmërisë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.