Për të përgatitur këtë kek të butë dhe të shijshëm, ju do të keni nevojë për:
Përbërësit:
3 vezë
150gr sheqer
120ml qumësht
180gr miell
2 lugë kakao
60gr gjalp
1 fryrës
Përgatitja:
Në një enë të thellë hidhni vezët, sheqerin, miellin dhe në fund fryrësin. Përziejini mirë këto përbërës.
Shtoni qumështin e ngrohtë me gjalpin e shkrirë në masën e përbërësve të thata dhe përziejini derisa të arrihet një masë homogjene.
Vendosni masën në një tavë për kek dhe piqeni në furrë në temperaturën 180°C për rreth 45 minuta.
Pasi të jetë pjekur, lëreni kekun të ftohet në tavë për disa minuta.
Ky kek është një mënyrë e përkryer për të nisur ditën ose për të shoqëruar me një kafe apo caj. Ju bëftë mirë!
Për më shumë receta të shijshme abonohu në kanalin e Cooking Time në YouTube!