106
Po të mos ishte për kavanozin e reçelit, mbase Shakira dhe Pique do të ishin ende bashkë. Teksa jetonin herë pas here në distancë për shkak të punës, kur rikthehej në shtëpinë e tyre, Shakira vuri re diçka: vazoja e marmelatës sa vinte dhe boshatisej. Pasi Pique nuk e kishte pëlqyer kurrë atë. Në shtëpinë e tyre po hynte dikush tjetër.
Dikush që flinte aty dhe hante mëngjesin me reçel kur zgjohej. Ishte Clara Chia, e dashura e tij që vdiste për bukën me reçel. Shakira dhe Pique i dhanë fund martesës. Fëmijët do të qëndrojnë me Shakirën, kurse Pique ka marrë një shtëpi pranë tyre.