Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 15:00, do të luhen të gjitha përballjet e javës së 28-të. Askush nuk dëshiron të gabojë në sprintin final për të mos ndërlikuar objektivat. AF Elbasani dhe Bylis janë dy skuadrat që po rivalizohen fort për titullin kampion.
Verdheblutë, të cilët kryesojnë kampionatin do të luajnë në një transfertë të vështirë ndaj Korabit. Ekipi dibran do të kërkojë me patjetër të ruajë vendin e gjashtë për të arritur Play-Offin e për të shpresuar deri në fund për një biletë në Kategorinë Superiore.
Bylis i vendit të dytë do të luajë ndaj Lushnjes, një sfidë pa favoritë, ku priten të jenë 90 minuta të luftuara. Apolonia-Vora është një tjetër sfidë interesante. Ekipi vorak vjen pas katër humbjeve radhazi, ndë
sa Apolonia pas ardhjes së Mërgjyshit në stol ka ndryshuar fizioniomi dhe rezultatet po vijnë. Në takimet e tjera, Flamurtari do të sfidojë Tomorin, me beratasit që nuk kanë asnjë shpresë për të mbijetuar. Burreli-Besa dhe Kastrioti-Luzi dy sfida që do të luhen për mbijetesë.
NDESHJET E KATEGORISË SË PARË
JAVA 28
15:00
Flamurtari- Tomori
15:00
Apolonia – Vora
Korabi – AF Elbasani
15:00
Lushnja – Bylis
Kastrioti – Luzi 2008
15:00
Burreli – Besa
LEXO MË SHUMË:KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë në javën e 26-të, Besa fiton derbin, Tomori vazhdon krizën (REZULTATET)
Java e 26-të e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq intersante. Kryesuesit e kampionatit gabojnë në takimet e tyre. AF Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kastriotit në transfertë. Kapllani dy herë shënoi për krutanët në minutat 59′, 74’, ndërsa për miqtë do të shënonin Edon Hasani 25′ dhe Greca 65′.
Bylis gabon ndaj Burrelit duke u mposhtur 1-0. Vendosi goli i Farrukut në minutën e 43′. Në takimet e tjera, Besa fitoi 4-1 ndaj Luzit, Apolonia fiton me përmbysje ndaj Tomorit me rezultatin 2-1, ndërsa Korabi-Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim me shfirat 1-1.