267
Mesfushori që e mbylli me Kastriotin, Olavale Onanuga, do të nisë një aventurë të re në Azerbajxhan me skuadrën e Kapaz.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi azer ka konfirmuar transferimin e 25-vjeçarit.
“Skuadra jonë, e cila vazhdon përpjekjet për transferim, ka tërhequr një tjetër lojtar në radhët e saj. Olavale Onanuga ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Futbollisti nigerian luan si mesfushor mbështetës. Klubi i fundit i 25-vjeçarit ishte Kastrioti në Shqipëri”, shkruan Kapaz.