“Ka 4 javë që fle në…”/ Artan Hoxha zbulon pse Meta po sulmon Kryemadhin dhe lidhjen e tij me Benito Mussolinin!

by KLIKOJE.AL

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi, ka zbuluar disa detaje nga sjelljet e tyre.

Duke analizuar sjelljet e ish-presidentit dhe sulmet e tij ndaj bashkëshortes, në emisionin “Top Talk”, Hoxha tha se Meta po i bën këto për të tërhequr vëmendje. Ai madje shtoi se, Meta po kopjon liderin fashist Benito Mussolini.

“Të gjitha këto sjellje që po bën Meta, i ka bërë më parë Benito Mussolini. Shikojini fotot e vjetra të Mussolinit, janë identike. Ai ka dalë dhe me të mbathura në qytet. Pse e bënte? Donte të tregonte që Italia udhëhiqej nga një njeri i fortë fizikisht dhe mendërisht.

 Donte që njerëzit të flisnin për të. Meta po e bën të gjithë këtë gjë për të tërhequr vëmendje, prandaj ka futur dhe historinë me Kryemadhin, një intrigë dashurie duke e bërë si Big Brother. Shqiptarët vdesin për këtë. Në këto momente, ajo parulla e famshme mes tyre ‘qetësi dhe dashuri’, Meta vetëm qetësi nuk ka. Kryemadhi e ka, por Meta jo. Po as dashuri nuk ka, ai ka në muaj që ri në hotel. Ka gati 4 javë që rri në hotel. Po ashtu ka larguar gardistët”, tha Hoxha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.