Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, e duket se përgatitjet janë drejt fundit. Dy ditë më parë vetë, producentja Sara Hoxha bëri me dije se këtë vit formati do të vijë me disa ndryshime, nga arredimi i shtëpisë deri te banorët që do të marrin pjesë.
Deri tani kemi disa emra që përflitet se do të jenë banorë të ‘reality show-t’ të famshëm, ku mes tyre është edhe Arbër Cepani, kjo një eksperiencë e dytë për të pasi është shpallur edhe fituesi i “Big Brother1”.
Megjithatë u përfol se edhe partnerja e tij, regjisorja Arnita Beqiraj do të merrte pjesë, por sot ajo ka shuar kuriozitetin për ndjekësit duke mohuar zërat.
Teksa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush e ka pyetur nëse do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Arnita është përgjigjur shkurt: “Jo”.