Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në ambasadën në Tiranë herët në mëngjesin e së enjtes, disa orë para se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të një sulmi kibernetik, raporton Reuters.
Reuters sjell edhe deklaratën e një dëshmitari, që ka folur rreth djegies së dokumenteve pas ultimatumit për t’u larguar nga Shqipëria. Një dëshmitar i thënë Reuters se një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur, me flakë që ndriçonin muret e ndërtesës trekatëshe.
“Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në orët e para të mëngjesit të enjtes, disa orë përpara se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik”, raporton Reuters.
Shqipëria dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria pranoi rreth 3 mijë anëtarë të grupit opozitar në mërgim, Organizata e Muxhahidëve të Popullit të Iranit, e njohur edhe me emrin farsi Mujahideen-e-Khalq, të cilët u vendosën në një kamp pranë Durrësit.
Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.