241
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Një motorist ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke mbetur i plagosur.
I dëmtuari është G.P 25-vjeç dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.