Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe, prindërit denoncojnë drejtoreshën Albana Fico

by S.M

Një denoncim i rëndë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me vdekjen e një foshnje 9 ditëshe. Prindërit e këtij të fundit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Shtetasi A. D thotë se lindja e foshnjës shkoi shumë mirë, erdhi në jetë me peshë rreth 4 kg.

Pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Prindi thotë se spitalet shqiptare nuk kishin specialist, medikamente dhe as aparaturat përkatëse për trajtimin e rasteve të tilla. U vendos që të kryhej kontrolli në QSUT. Foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

Në kallëzim shtetasi A.D thotë se ai vetë dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 30 vite që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe vetëm në një rast kur prej tyre u kërkua ndihmë nga shteti i tyre, nuk e gjetën atë.

Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.

Tashmë, mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës nëse do ta regjistrojë kallëzimin për të hetuar se ç’ndodh me foshnjet e porsalindura të cilat mund të jenë me të tilla komplikacione.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.