176
Rey Manaj nuk di të ndalet. Tashmë është bërë një lajm i zakonshëm golat e tij ndeshje pas ndeshje. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën e rradhës në Turqi me Sivasspor ndë ndeshjen e kampionatit përballë Rizespor.
Në minutën e 30-të të takimit, lushnjari do të zhbllokonte rezultatin dhe të kalonte ne epërsi skuadrën e tij. Një supergol nga Rey Manaj i cili tregohet vrasës edhe nga goditja e dënimit. Ky është goli i tij i 12-të në kampionat dhe i 16-ti sezonal me fanellën e Sivasspor.
Sivasspor’lu Rey Manaj’ın attığı gole bakın!????
— Daima Fener (@daimafenerx) February 11, 2024
Manaj është padyshim futbollisti më në formë shqiptar dhe hedh seriozisht kandidaturën për të qenë pjesë e listës finale të Euro 2024.