154
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në bashkinë e Vaut të Dejës, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkjezë, ku viktima, 38-vjeçari Gjin Ndoji, është gjetur i pajetë në rrugë, me një plagë në kokë.
Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.