521
Situata me dëmtimet vijon të jetë shqetësuese te Partizani. Plot gjashtë lojtarë kanë probleme fizike dhe ditën e premte janë stërvitur të veçuar. Da Silva, Mba dhe Hadroj që janë titullarë fiks, vijojnë të jenë në rrezik për derbin dhe koha nuk premton shumë.
Ndërkohë, Sembene dhe Preka janë mungesa të sigurta. Shkodranit iu desh të linte grumbullimin me Shpresat dhe u kthye për rikuperim. As Grezda nuk është në 100%.