280
Besiktas u mund nga Antalyaspor me rezultatin 1-2, përballje e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit turk. Ernest Muçi shënoi për bardhezinjtë, por që nuk vlejti për kryeqytetasit që dolën të humbur. Talenti shqiptar nuhati mundësinë e artë dhe vrapoi drejt zonës, aty ku i vjen një top i shtruar në ‘pjatë’. Një penallti në lëvizje që Muçi e dërgon bukur në fundin e rrjetës. Ish-sulmuesi i Tiranës pas ndeshjes u shpreh.
“Mendoj se para së gjithash duhet të jemi më të mirë si skuadër. Duhet të jemi të fortë mendërisht. Duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku. Më pas duhet të synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës.”