FIFA bllokon merkaton e Tiranës, një ish-kampion “fundos” bardheblutë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Rikthehet historia e Tiranës me gjyqe të humbura dhe masa që merren nga FIFA. “Panorama Sport” ka zbuluar dje, pikërisht në ditën e ndeshjes Tirana-Besiktas, është marrë një vendim nga Komisioni i Disiplinës, që bllokon merkaton e bardhebluve, duke i hequr mundësinë e regjistrimit të lojtarëve të rinj nga brenda dhe jashtë vendit deri në përmbushjen e detyrimit ndaj ish-sulmuesit anglez, Michael Ngo’o.

Ky i fundit ka fituar një gjyq në FIFA ndaj Tiranës dhe klubi bardheblu mësohet se nuk i ka shlyer ende një shumë që mendohet se është rreth 40 mijë euro. Gazeta ka zbuluar dokumentin që konfirmon bllokimin e merkatos së Tiranës, teksa mban datën 3 gusht 2023.

VENDIMI “Duke iu referuar çështjes së përmendur më sipër, si dhe vendimit të marrë nga FIFA, rezulton se, pavarësisht vendimit, pala e paditur FK TIRANA, ende nuk ka përmbushur detyrimet e saj financiare ndaj zotit Michael Ajodeji Ngo’o (paditësi). Në këtë drejtim, dëshirojmë të njoftojmë palët se FIFA ka zbatuar një ndalim për regjistrimin e lojtarëve të rinj ndërkombëtarë.

Gjithashtu, në përputhje me vendimin e përmendur më sipër, i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit që të zbatojë menjëherë ndaj palës së paditur, Klubin FK TIRANA, nëse nuk është bërë ende, ndalimin e regjistrimit të lojtareve te rinj në nivel kombëtar.

Ju falënderojmë që keni marre parasysh sa më sipër dhe për bashkëpunimin e vyer në këtë çështje”, citohej në dokumentin që mban firmën e Julien Deux, i cili është kreu i organit të drejtësisë në FIFA. Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i klubit bardheblu, që me siguri do të mbyllë shpejt këtë çështje, pasi rrezikon masa të tjera.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.