573
Orët e fundit, në mediat e shkruara është përfolur për një interesim të Celje-s në drejtim të sulmuesit të Partizanit Christian Mba. 350 mijë është shuma që klubi slloven ka dërguar në tryezën e Gaz Demit plus bonuset, shifër që nuk e ka bindur presidentin ta liruar sulmuesin nigerian. Klubi slloven është tërhequr nga interesimi për Mba-n, pasi kërkesa e Partizanit ka qenë plot 650 mijë euro, me sllovenët që e kanë konsideruar të lartë këtë shifër.
Ndërmjetës në lidhje me këtë transferim ka qenë ish-sulmuesi i Dinamos Agim Ibrahimi, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e kampionatit slloven me ekipet e Olimpijas së Ljubljanës, Mariborit dhe Domzales. Për momentin Celje ka braktisur pistën Mba, pasi ekipi slloven ka transferuar dy sulmues.