210
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:10 të pasdites së sotme (3 prill) në fshatin Pluk të Lushnjës.
Bëhet me dije nga burimet për media se një 22-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në oborrin e banesës.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, dyshohet se i riu është vetëvarur.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.