Prej disa ditësh dy ish-konkurrentët, Efi dhe Samiu, nuk janë më pjesë e Pëputhen, pasi u shprehën se nuk e shohin më veten pjesë të programit.
Asnjëri nuk arriti të gjente dashurinë në emision megjithëse patën disa takime dhe një afrimitet bashkë.
Ishte Efi ajo që deklaroi se Samiun e ka shumë xhan dhe i pëlqen, por që të riun nga Kosova nuk e sheh më shumë se shok për momentin.
Megjithatë jashtë programit dyshja duket e pandarë dhe i shohim shpesh bashkë si në videot e Mikelës me Erjonin, ku të katërt duken si dy çifte por edhe në postimet e tyre.
Së fundmi Samiu ka postuar një foto krah Efit në një club nate, ku krah emrit të saj ka vendosur një zemër dhe një arush.