“Doja vetëm 5 minuta në kombëtare…”/ Jasir Asani zbulon çdo detaj të karrierës së tij të suksesshme!

by KLIKOJE.AL

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Një futbollist që sigurisht ka spikatur me talentin e tij por si ka nisur karriera futbollistike e Jasir Asanit?

Babi ka luajtur futboll. Kur isha shtatë vjeç më bëri pjesë të ekipit të Vardarit, isha si në provë për 2-3 stërvitje dhe pastaj trajneri tha duhet të vish patjetër të fillosh me ne. Aty fillova më pas të stërvitesha me moshat. Më pas në moshën 13-14 vjeçare fillova me ekipin e parë zyrtar. Vardari është një klub me traditë dhe me emër në Maqedoni, shumë i madh.  

Gjatë intervistës futbollisti zbuloi gjithashtu se pas shumë ndeshjesh me ekipin e Vardarit ai u nis për në Turqi për të vazhduar karrierën më tej por për shkak të një problemi me kontratën u detyrua të kthehej sërish.

Më pas më kanë kontaktuar nga Super Liga shqiptare. 5-6 klube dhe zgjodha Partizanin. Më mori në telefon Presidenti, e kam mik dhe është një nga më të mirë që kam takuar deri tani. 

E kishte menduar ndonjëherë Asani se karriera e tij do të kishte këtë zhvillim dhe sukses?

Për Europian ndoshta nuk e kisha menduar por e kam menduar që një ditë do të iisha atje dhe do të kisha bërë gjëra të mëdha në Kombëtaren shqiptare sepse gjithmonë e kam pasur vetbesimin dhe i thoja edhe shokëve të mi që i dua vetëm 5 minuta në Kombëtare që në fëmijëri.

Si arriti të binte në syrin e Sylvinho-s?

Në Hungari kur isha pjesë e Kisvárda-s, kemi qenë në Conference League me ekipin.

Cili ka qenë goli më i bukur që Jasir Asani do të veçonte deri më tani?

Për golin më të bukur nuk mund t’i veçoj këta tre golat me Kombëtaren. Kanë qenë spektakël. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.