170
Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka folur për merkaton e verës, për futbollistët dhe trajnerin Rrahman Hallaçi.
“Kërkoj ndjesë presidentit dhe tifozëve që e mbyllëm në vendin e 7-të, pasi gjithë ato investime i çuam dëm. Është zhgënjim i madh. Në planin sportiv i morëm lojtarët që kishin cilësi, por nuk u përshtatën me kriteret që kërkonin trajnerët.
Jemi në negociata për vazhdimin e punës, do të largohen shumë lojtarë këtë merkato, 7-8 lojtarë përveç që iu ka mbaruar kontrata. Kontratat janë 3 vjeçare, do punojmë me afatgjata. Konfirmimet i bën presidenti por deri tani nuk është i konfirmuar Hallaçi. Janë mbi 20 trajnerë kandidatë për stolin e Kukësit, por as Hallaçi nuk përjashtohet.”