Takimet e Presidentit me faktorin politik, do të sjellin sot një takim të veçantë, atë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
Burime të Panorama.al pranë LSI bëjnë të ditur se Kryemadhi ka vendosur të shkojë sot personalisht në takimin me Presidentin, ku do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Në takimet e shkuara, Monika Kryemadhi s’ka qenë asnjëherë e pranishme në takim me kreun e shtetit, duke çuar gjithmonë si përfaqësues, numrin dy të LSI-së, Petrit Vasili.
Madje, Monika Kryemadhi nuk ishte në Presidencë as gjatë kohës kur Ilir Meta mori detyrën e Presidentit.
Ajo ka qëndruar në postin politik të kryetares së LSI-së, duke mos pranuar të mbaj postin e Zonjës së Parë./ Panorama.al