Conference League, shorti tregohet bujar me Ballkanin! Do të përballet me ish-kundërshtarin e Partizanit

by S.M

Menjëherë pas përfundimit të hedhjes së shortit të grupeve të Europa League-s, në Montecarlo, në orën 14:30, u hodh shorti për grupet e Conference League. Skuadra e Ballkanit, e vetmja shqiptare në fazën e grupeve, ndodhej në vazon e katërt, dhe në një farë mënyre shorti u tregua bujar.

Ekipi drejtuar nga Ilir Daja u shortua në Grupin C me kundërshtarë si Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen apo Astanan, kundërshtar që eleminoi me vështirëi Partizanin në Play-Offin e Conference League. Ndërkohë Olimpija e Ljubljanës, aty ku pjesë është ish-lojtari i Egnatias Redi Kasa, ka kundërshtarë si Lille, Slovan Bratislavën dhe Klaksvik. Ndeshjet e para do të luhen më datë 21 shtator, ndërsa këto janë grupet e tjera në Conference League.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.