Ditën e djeshme gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar në “Open”, ku ka folur mbi vrasjen e paralajmëruar të 23-vjeçares, Sabrina Bengaj. Hoxha u shpreh se përveçse vrasësit faji është edhe i institucioneve.
“Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është koordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të vras, mekanizmi s’ka funksionuar .”, tha ajo.
Ndër të tjera gazetarja ka treguar edhe një rast të cilin ajo e kishte parë vetë se si një grua e dhunuar e nxirë dhe e rrahur barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë. Gjithashtu Hoxha ka shtuar se gruaja dhunohej prej 8 vitesh nga bashkëshorti i saj, ndërsa familja nuk e kishte mirëpritur.
“Sot bashkë me operatorin teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë. Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”