Një situatë e pazakontë është rregjistruar ditën e djeshme datë 9 Qershor në klubin e Breshias në Seria A, pasi kanë refuzuar të lejojnë Mario Balotelli-n të hyjë në qendrën stërvitore.
Aventura e Mario Balotelli-t me ekipin e Brescia-s në Seria A mund të konsiderohet e mbyllur. Sot sulmuesi italian u paraqit pas shumë peripecive në qendrën stërvitore, por klubi me anë të rojes së sigurisë nuk e lejoi të futej. Arsyeja është përplasja që 29-vjeçari ka patur me presidentin Cellino, i cili e akuzoi Balotelli-n se nuk po stërvitej.
Sulmuesi problematik sot shfaqi një dokument mjekësor që tregonte se tani mund të stërvitej, pasi më herët sipas Balotelli-t ai vuante nga gastroenteriti, sëmundje që njihet ndryshe si ‘diarre infektive’.
Gjithsesi problemet mes palëve filluan që në janar kur Balotelli mungoi për 10 ditë në stërvitje, ndërsa më pas pasuan me mungesa të tjera të pajustifikuara. Teksa largohej sot nga qendra stërvitore Balotelli nën zë u shpreh: “thuaj tani që nuk dua të stërvitem”, fjalë këto te drejtuara presidentit. Ndërkohë më herët për mediat italiane presidenti Brescia deklaroi “se si ai ashtu edhe Balotelli janë koshient që gabuan për këtë marrëveshje”.
Me Brescia-n Balotelli ka një kontratë dyvjeçare, por ekziston një klauzolë për ndërprerje në rast se klubi në fund të kampionatit zbret në Seria B.