Edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj që nga hera e parë kur u përfol për lidhjen Donald-Bora dhe me hyrjen në mes të Beatrixës ky trekëndësh vijon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë mes Donaldit dhe Beatrixës, çifti ka pësuar një krisje për shkak të mërzitjes së këngëtares dhe mos vajtjes së saj në shtëpi të premten që lamë pas.
E ndërkohë sërish Bora ka marrë vemendjen me veshjen e saj në “Përputhen Prime”, e cila duket se ka një kuptim dhe nuk ishte komplet rastësisht.
Për këtë veshje Bora duhet të jetë frymëzuar nga aktorja Zendaya, e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.
Por ne e dimë tashmë që Spiderman është personazhi I preferuar I Donaldit.
Lidhjen e ka shpjeguar më së miri Olti Curri:
“U POSTUA NJE FOTO NGA BORA DUKE VESHUR TE NJEJTEN VESHJE SI ZENDAYA E CILA NE FILMIN E SPIDERMAN KA LUAJTUR ROLIN E TE DASHURES SE SPIDERMAN. SPIDERMAN DIHET QE ESHTE FILMI I PREFERUAR I DONALDIT. NGA ANA TJETER KUR KISHTE DITELINDJEN BORA DONALDIT NE SHTEPI I SHKOI NJE PARASHUTE ME FOTOGRAFINE E SPIDERMAN DHE MJ DUKE U PUTHUR DHE NJE TJETER KU SHKRUHEJ “DASHURIA NUK DUHET TE JETE KURRE NJE SEKRET BASHKE ME DATEN 9 JANAR. BEJ LIDHJET VETE.”