Shkumbini nuk po kalon aspak një moment të mirë prej vitesh, ndërsa ndodhet në Kategorinë e Dytë. Peqinasit nuk po ia dalin dot të kalojnë problemet dhe për këtë Bashkia e Peqinit e ka si një barrë financiare dhe ka menduar ta nxjerrë në ankand.
Sipas “BoldNews.al” kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, ka nxjerrë njoftimin për nxjerrjen në ankand të aksioneve të skuadrës së futbollit të Shkumbinit. Data e zhvillimit të ankandit është 18 marsi i vitit 2024. Letra u bë me një procedurë standarde të hapur.
Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashkia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.
“Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqeri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10.
Sipas të të njëjtit dokument, vlera fillestare me të cilën fillon ankandi publik është 4.000.000 lekë. “